Autoritetet e Kuvajtit kanë akuzuar Iranin për një valë sulmesh me dronë, pavarësisht armëpushimit të shpallur së fundmi në rajon.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonelit Saud Abdulaziz Al-Otaibi, mbrojtja ajrore e Kuvajtit ka ndërhyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, duke rrëzuar 28 dronë iranianë.
Sulme ndaj infrastrukturës jetike
Pa dhënë një numër të saktë të përgjithshëm të mjeteve ajrore pa pilot, Al-Otaibi deklaroi se “një numër i madh dronësh armiqësorë” u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes.
Sipas tij, disa prej dronëve kishin në shënjestër objekte kritike në jug të vendit, përfshirë instalacione të rëndësishme të naftës dhe centrale energjetike.
Si pasojë e sulmeve, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale në:
infrastrukturën e naftës
stacionet e prodhimit të energjisë
impiantet e shkripëzimit të ujit
© SYRI.net