Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë ndaluar sulmet ndaj Iranit, por do të vazhdojnë operacionet në Liban.
Sipas një deklarate zyrtare, IDF ka “përfunduar një valë sulmesh ndaj Iranit” dhe tani ka ndërprerë zjarrin “në përputhje me udhëzimet e udhëheqjes politike”.
Gjithashtu, forcat izraelite shtuan se janë “jashtëzakonisht të përgatitura për të reaguar në mënyrë mbrojtëse ndaj çdo shkeljeje kundër Izraelit”, shkruan ndër të tjera BBC.
Megjithatë, ndaj Hezbollahut në Liban, IDF po vazhdon të kryejë “operacione të synuara tokësore”, theksohet në deklaratë.
© SYRI.net