Presidenti i SHBA ka bërë të ditur se pranon armëpushimin dyjavor me Iranin.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth, presidenit amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se pranon propozimin e Pakistanit për një armëpushim 2 javor me Iranin, nëse ky i fundit pranon hapjen e Ngushticës së Hormuzot gjatë kësaj periudhe.
Reagimi i Trump:
"Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Feldmarshallin Asim Munir të Pakistanit, gjatë të cilave ata kërkuan që unë të ndaloj forcën shkatërruese që ishte planifikuar të dërgohej sonte në Iran, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të bjerë dakord për HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë pranoj të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore.
Ky do të jetë një ARMËPUSHIM i ndërsjellë!
Arsyeja për këtë është se ne tashmë kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare për PAQE afatgjatë me Iranin dhe për PAQE në Lindjen e Mesme.
Ne kemi marrë një propozim prej 10 pikash nga Irani dhe besojmë se ai përbën një bazë të qëndrueshme për negociata.
Pothuajse të gjitha çështjet e mëparshme të mosmarrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë zgjidhur, por një periudhë dyjavore do të lejojë që marrëveshja të përfundojë dhe të finalizohet.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë po i afrohet zgjidhjes.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
Presidenti
DONALD J. TRUMP"
© SYRI.net