Lirohet gazetarja amerikane e luftës, e rrëmbyer në Bagdad

Lirohet gazetarja amerikane e luftës, e rrëmbyer në Bagdad

19:57, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja amerikane Shelly Kittleson, e rrëmbyer një javë më parë në Bagdad, është liruar nga grupi i armatosur irakian Kataib Hezbollah, sipas raportimeve të AP.

Lirimi i saj u konfirmua nga zyrtarë irakianë dhe vetë grupi, i cili deklaroi se vendimi u mor “si shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit të Irakut. Po ashtu, u theksua se gazetarja duhet të largohet menjëherë nga vendi pas lirimit.

Sipas burimeve të sigurisë, 49-vjeçarja u mbajt në robëri për rreth një javë dhe dyshohet se lirimi i saj është bërë në këmbim të disa anëtarëve të ndaluar të grupit. Një përfaqësues i milicisë, e mbështetur nga Irani, tha se një veprim i tillë “nuk do të përsëritet në të ardhmen”.

Shelly Kittleson është gazetare e pavarur me përvojë të gjatë në raportimin nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë Irakun, Sirinë dhe Afganistanin, duke bashkëpunuar me media ndërkombëtare si dhe agjenci italiane.

Rrëmbimi i saj ndodhi më 31 mars në Bagdad, në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ndërsa autoritetet amerikane dhe irakiane kishin paralajmëruar më herët për rreziqe të shtuara për gazetarët në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco