Paralajmërimi i Trump ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë: Vetëm presidenti e di çfarë do të bëjë!

Paralajmërimi i Trump ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë: Vetëm presidenti e di çfarë do të bëjë!

19:53, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pak orë përpara skadimit të ultimatumit të Uashingtonit ndaj Teheranit, ka deklaruar se vetëm presidenti i SHBA-së Donald Trump e di se cili do të jetë hapi i radhës ndaj Iranit. 

Irani ka afat deri në orën 20:00 me orën e Uashingtonit për të shfrytëzuar mundësinë dhe për të arritur një marrëveshje me SHBA. Vetëm presidenti e di ku ndodhemi dhe çfarë do të bëjë”, u shpreh ajo.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj pyetjeve të mediave, ku Shtëpia e Bardhë u kërkua të sqarojë nëse Trump po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit, si dhe nëse janë të vërteta raportimet se Teherani ka ndërprerë çdo komunikim me SHBA-në.

Megjithatë, zëdhënësja nuk dha detaje shtesë, duke lënë të hapur skenarin e veprimeve që mund të ndërmerren nga Uashingtoni në vijim.

Më herët Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit.

Reagimi erdhi pasi Trump paralajmëroi më herët se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer kurrë më”, vetëm pak orë para përfundimit të ultimatumit të vendosur ndaj Iranit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një postim nga një llogari e lidhur me ish-kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris, ku thuhet se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po përforcon retorikën e Trump dhe po lë të kuptohet se mund të përdoren edhe armë bërthamore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco