Raporti: OKB gati të votojë për rezolutën e ‘zbutur’ për Ngushticën e Hormuzit

Raporti: OKB gati të votojë për rezolutën e ‘zbutur’ për Ngushticën e Hormuzit

08:07, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot një rezolutë të rishikuar për sigurinë e anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit, pas kundërshtimeve të forta nga Kina ndaj përdorimit të forcës.

Sipas raportimeve të Reuters, drafti i fundit i propozuar nga Bahreini – që mban presidencën e radhës të këshillit me 15 anëtarë është “zbutur” ndjeshëm për të siguruar mbështetje më të gjerë dhe për të shmangur një veto të mundshme nga fuqitë e mëdha.

Ndryshe nga versionet e mëparshme, teksti i ri nuk përfshin më një autorizim të qartë për përdorimin e forcës.

Në vend të kësaj, ai “inkurajon fuqimisht” shtetet që përdorin rrugët tregtare në Hormuz të koordinojnë masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e lundrimit.

Rezoluta parashikon që këto masa mund të përfshijnë edhe shoqërimin e anijeve tregtare, ndërsa thekson nevojën për të penguar çdo përpjekje për të bllokuar apo ndërhyrë në lundrimin ndërkombëtar në këtë korridor jetik energjetik.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco