U bllokuan në minierën e qymyrit, shpëtohen 41 minatorët

U bllokuan në minierën e qymyrit, shpëtohen 41 minatorët

17:17, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

41 minatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar nën tokë në minierën e qymyrit Belorechenska, në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia, janë evakuuar dhe ndodhen në gjendje të sigurt.

Lajmi u konfirmua nga kreu i rajonit, Leonid Pasechnik, i cili bëri të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike  e shkaktuar pas një sulmi të raportuar ukrainas ishte zgjidhur.

Sipas tij, furnizimi me energji elektrike në minierë është rikthyer, duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e punëtorëve në sipërfaqe pa pasoja për jetën e tyre.

Ngjarja kishte ngritur shqetësime për sigurinë e minatorëve, por operacioni i shpëtimit përfundoi me sukses, pa raportime për të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco