'Energjia dhe Ngushtica e Hormuzit' - Meloni me mision në Gjirin Persik, pas vizitës në Gedda sot në Doha

'Energjia dhe Ngushtica e Hormuzit' - Meloni me mision në Gjirin Persik, pas vizitës në Gedda sot në Doha

11:00, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përfundoi vizitën në Gedda (ndalesa e parë e vizitës në rajonin e Gjirit, gjatë së cilës parashikohen takime edhe me liderët e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe),  e ka mbërritur sot në Doha.

Zyra e komunikimit e qeverisë informon se Kryeministrja Meloni shprehu me praninë e saj, afërsinë e Italisë me Arabinë Saudite.

Në Gedda u prit nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. 

Gjatë bisedës dy liderët diskutuan për ndihmën ushtarake mbrojtëse të ofruar nga Italia, duke shkëmbyer mendime mbi perspektivat e konfliktit dhe përpjekjet në vazhdim për një zgjidhje diplomatike dhe, në mënyrë më të gjerë, për mënyrat se si mund të promovohet një kuadër rajonal që të dalë nga cikli aktual i konflikteve.

Takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar se si të sigurohen furnizimet energjetike dhe të ulet ndikimi i krizës mbi bizneset dhe qytetarët. Dy liderët ranë dakord gjithashtu për rëndësinë e garantimit sa më të shpejtë të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Kryeministrja Meloni dhe Princi Mohammed diskutuan mbi partneritetin strategjik të nisur mes dy vendeve gjatë misionit të mëparshëm të Kryeministres në Al-Ula (janar 2025) dhe ranë dakord për rëndësinë, veçanërisht në skenarin aktual rajonal dhe ndërkombëtar, të zhvillimit të një bashkëpunimi të gjerë në ekonomi, investime, infrastrukturë strategjike, siguri dhe mbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco