Skandal në Londër, policia që ruan kryebashkiakun Sadiq Khan harron jashtë banesës së tij çantën me armë

Skandal në Londër, policia që ruan kryebashkiakun Sadiq Khan harron jashtë banesës së tij çantën me armë

09:21, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i paprecedent në Londër ka shqetësuar qytetarët dhe autoritetet britanike.

Policia e trupës së sigurisë së kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, la jashtë rezidencës së tij një çantë që përmbante një pushkë automatike MP5, një pistoletë Glock, një taser dhe fishekë.

Çantën e gjeti një kalimtar, Jordan Griffiths, i cili telefonoi menjëherë policinë. “Nuk po i besoja syve. Bëra foto për të dokumentuar gjetjen,” rrëfeu ai për The Sun.

“Telefonova policinë dhe u tregova çfarë kisha gjetur. Brenda pak minutash, ata erdhën për të marrë armët… Kur mbërritën, ishin gjithashtu të shokuar,” shtoi ai.

Ai tha se policia i tha se çanta ishte lënë aty nga njëri nga oficerët e sigurisë së Sadiq Khan. “Më dukej logjike, pasi ai jeton aty,” shtoi Griffiths.

Pesë policë janë pezulluar përkohësisht, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Zëdhënësi i kryebashkiakut tha se incidenti konsiderohet shumë serioz dhe është referuar Drejtorisë për Standardet Profesionale të Policisë Metropolitane.

“Ky është një incident shumë serioz, i cili është referuar Drejtorisë për Standardet Profesionale të Policisë Metropolitane. Policia Metropolitane duhet tani të marrë të gjitha masat për të siguruar që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco