Sulmi iranian dëmton impiantin e desalinizimit në Kuvajt

Sulmi iranian dëmton impiantin e desalinizimit në Kuvajt

11:06, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet në Kuvajt kanë njoftuar se një sulm i ndërmarrë nga Irani ka dëmtuar pjesë të një impianti të prodhimit të energjisë dhe desalinizimit të ujit.

Sipas deklaratës zyrtare, incidenti ka ndodhur të premten, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për të menaxhuar situatën. Autoritetet theksuan se po punohet sipas planeve të kontigjencës për të garantuar vijimësinë e operacioneve dhe për të siguruar objektin.

Nuk janë raportuar ende detaje mbi shkallën e plotë të dëmeve apo nëse ka persona të lënduar, por ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajonin e Gjirit.

Zyrtarët kuvajtianë kanë theksuar se furnizimi me energji dhe ujë mbetet prioritet, ndërsa strukturat përkatëse po punojnë për të shmangur ndërprerje të mundshme për qytetarët. Goditjet e impianteve të desalinizimit mund të sjellin një katastrofë humanitare të paprecedentë në Lindjen e Mesme dhe mund të merret me mend që shënjestrimi i tyre, mund të sjellë pasoja tragjike për popullsitë e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco