BE paralajmëron krizë të gjatë energjetike, komisioneri evropian: Çmimet nuk pritet të bien shpejt

BE paralajmëron krizë të gjatë energjetike, komisioneri evropian: Çmimet nuk pritet të bien shpejt

10:03, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkimi Evropian po përgatitet për një periudhë të zgjatur vështirësish në sektorin energjetik, ndërsa analizon një sërë opsionesh për të përballuar pasojat e konflikteve ndërkombëtare në furnizim.

Në një intervistë për Financial Times, komisioneri për Energjinë, Dan Jørgensen, theksoi se situata aktuale nuk është e përkohshme dhe kërkon masa të qëndrueshme.

Sipas tij, Brukseli po shqyrton ndërhyrje të ndryshme, duke përfshirë kufizimin e konsumit të karburanteve dhe përdorimin e rezervave emergjente të naftës, me synim zbutjen e ndikimit në treg dhe te konsumatorët.

“Kjo krizë nuk do të kalojë shpejt. Çmimet e energjisë pritet të mbeten të larta për një kohë të gjatë,” deklaroi ai.

Paralajmërimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme, sidomos zhvillimet që lidhen me Irani, po shtojnë pasigurinë në tregjet globale të energjisë.

Institucionet evropiane mbeten në gatishmëri për të reaguar me shpejtësi, duke synuar të ruajnë stabilitetin e furnizimit dhe të kufizojnë ndikimin negativ në ekonomitë e vendeve anëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco