Artemis II, drejt Hënës me bashkëpunim ndërkombëtar: Simbol i ri i epokës hapësinore...

Artemis II, drejt Hënës me bashkëpunim ndërkombëtar: Simbol i ri i epokës hapësinore...

09:06, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Misioni Artemis II i NASA-s pritet të shënojë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të astronautëve në Hënë, me synimin për një ulje të mundshme që në vitin 2028 dhe krijimin e një baze të qëndrueshme në vitet në vijim.

Ish-astronautja japoneze Naoko Yamazaki, në një intervistë për BBC, theksoi se ky mision pasqyron një ndryshim të madh në mënyrën se si funksionojnë sot programet hapësinore. Sipas saj, agjencitë ndërkombëtare nuk janë më në garë me njëra-tjetrën, por po bashkëpunojnë për të arritur qëllime të përbashkëta.

Ajo e krahasoi këtë qasje me periudhën e Luftës së Ftohtë, kur misioni historik Apollo 11 në vitin 1969 shënoi kulmin e garës hapësinore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik për të dërguar njeriun e parë në Hënë.

Sot, sipas Yamazaki, fokusi është zhvendosur drejt ndërtimit të një infrastrukture të qëndrueshme në Hënë, duke reflektuar një vizion afatgjatë për eksplorimin hapësinor.

Një nga elementët që simbolizon këtë bashkëpunim është edhe përfshirja e astronautit kanadez Jeremy Hansen në ekuipazhin e Artemis II, përkrah tre astronautëve amerikanë. Yamazaki e cilësoi këtë si një dëshmi të qartë të bashkëpunimit ndërkombëtar në epokën moderne të eksplorimit të hapësirës./BBC-Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco