Një bazë italiane në Shama e misionit paqeruajtës të OKB-së, të vendosur në Liban, është goditur sërish me raketa.
Sipas mediave të huaja, nuk raportohet për të lënduar, por infrastruktura ushtarake ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Incidenti po monitorohet nga Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto dhe Shefi i Shtabit Luciano Portolano, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit italianë në terren.
Sipas informacioneve, në shënjestër të sulmit ishte shtabi italian në Liban, ku ndodhet edhe Sektori Perëndimor i misionit UNIFIL, i udhëhequr nga Italia.
Zyrtarët e COVI, Komanda e Përbashkët e Operacioneve që mbikëqyr misionet italiane jashtë vendit, po hetojnë rastin për të përcaktuar rrethanat dhe shkallën e dëmeve.
Ndërkohë, qëndrimi i forcave italiane në Liban vijon normalisht, ndërsa hetimet për incidentin janë në zhvillim.
© SYRI.net