Moti i keq godet Italinë qendrore dhe jugore, shembet urë në rajonin e Molise

Moti i keq godet Italinë qendrore dhe jugore, shembet urë në rajonin e Molise

19:15, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Moti i keq vazhdon të godasë Italinë qendrore dhe jugore për shkak të ciklonit Erminio. Në rajonin e Molise-s, të enjten në mëngjes një urë u shemb mbi lumin Trigno. Deri më tani nuk raportohet për viktima ose të lënduar.

Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë pritën më kot me orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët në fund nuk mundën të lëviznin për shkak të kushteve ekstreme të motit. Në rajonin qendror të Markesë, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje dheu.

Në rajonin e Puglias, me kryeqytet Barin, zona të gjera bujqësore u përmbytën, duke bllokuar 40 banorë të shtëpive fshatare dhe 50 shoferë makinash. Me rëndësi vendimtare për shpëtimin e tyre ishte mobilizimi i menjëhershëm i ekipeve të zjarrfikësve dhe anëtarëve të mbrojtjes civile. Ndërkohë, nga nesër, pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, duke filluar nga Italia qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco