Lufta ndaj Iranit/ Kina fajëson SHBA-në: Përgjegjëse për kaosin në Hormuz!

Lufta ndaj Iranit/ Kina fajëson SHBA-në: Përgjegjëse për kaosin në Hormuz!

16:56, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kina ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit, e cila ka ndërprerë eksportet globale të naftës dhe gazit përmes kësaj rruge ujore kyçe.

"Shkaku rrënjësor" i bllokadës qëndron në "aktivitetet e paligjshme ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning në Pekin të enjten.

Siguria për korridoret ndërkombëtare të transportit detar, mund të garantohet vetëm nëpërmjet një armëpushimi dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit, tha Mao.

Pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan të sulmonin Iranin më 28 shkurt, Irani u përgjigj duke kërcënuar të sulmonte anijet tregtare që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimet globale me energji që ndodhet midis Iranit dhe Omanit.

Për shkak të afërsisë me vijën bregdetare iraniane, është pothuajse e pamundur që SHBA-të të ofrojnë mbrojtje për anijet dhe deri më tani, vetëm disa anije cisternë janë lejuar të kalojnë pasi kanë siguruar leje nga Teherani.

Kina konsiderohet blerësi më i madh i naftës bruto iraniane.

Në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi që përgjegjësia kryesore për sigurinë në ngushticë, u takon vendeve që varen nga dërgesat e naftës nga Irani.

Kjo është në përputhje me deklaratat e mëparshme, me Trumpin që ka theksuar vazhdimisht se nuk është detyrë e SHBA-së ta zgjidhë çështjen./ DPA News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco