Irani do të lejojë 20 anije pakistaneze të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani do të lejojë 20 anije pakistaneze të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

07:04, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije nën flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Kjo u konfirmua edhe nga  ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, në një reagim në platformë në X.

Sipas marrëveshjes, dy anije do të kalojnë ngushticën çdo ditë. “Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim”, shkroi ai duke shtuar: “Është një paralajmërues për paqe dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon.”

Pakistani ka vepruar si ndërmjetës i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit, siç konfirmoi të enjten i dërguari i posaçëm Steve Witkoff.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco