Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara

Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara

22:38, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Papa Leo XIV vlerësoi marrëveshjen paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Kreu i Kishës Katolike u shpreh se, falënderon Zotin që të dy fuqitë janë gati ta nënshkruajnë zyrtarisht atë të premten.

Mediat e huaja shkruajnë se, Papa Leo, i cili kishte zemëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi kritikoi luftën me Iranin, tha se shpresonte që marrëveshja do t'i jepte fund konfliktit përgjithmonë.

"Do të ketë ende shumë pika për t'u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut, përmes negociatave dhe jo duke u rikthyer në luftë. Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të ketë mbaruar vërtet dhe që ne të mund të ecim përpara",u tha papa i parë amerikan gazetarëve jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco