Parandalohet sulmi me bombë në një bankë amerikane në Paris

Parandalohet sulmi me bombë në një bankë amerikane në Paris

16:31, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sulm me bombë në një degë të Bankës së Amerikës në Paris u parandalua nga autoritetet franceze.

Sipas burimeve të cituara nga Agjencia Franceze e Lajmeve, policia arrestoi një burrë herët këtë mëngjes i cili po përgatitej të shpërthente një pajisje të improvizuar jashtë degës së bankës amerikane në kryeqytetin francez.

Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas kohës lokale përpara një ndërtese të Bankës së Amerikës në lagjen 8-të, disa blloqe larg Champs-Elysees.

Policia franceze, sipas të njëjtave burime, e arrestoi burrin menjëherë pasi instaloi një pajisje të bërë nga pesë litra lëng, që vlerësohet të jetë karburant, dhe një sistem ndezjeje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco