Ushtria izraelite të premten shënjestroi një strukturë të dytë bërthamore në Iran. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, IDF sulmi ndodhi pak çaste pasi goditi një reaktor fillestar në veri.
Forcat ajrore izraelite goditën një uzinë uraniumi në Yazd, në Iranin qendror. Sipas IDF objekt është vendi ku lëndët e para përpunohen për pasurimin e uraniumit.
“Goditja e vendit e privon regjimin terrorist iranian nga lënda e parë e nevojshme për këto procese dhe dëmton më tej programin iranian të armëve bërthamore”, tha IDF.
Më herët sot, ushtria izraelite goditi reaktorin joaktiv të Arak-ut duke përmendur përpjekje të përsëritura për rindërtim nga regjimi terrorist iranian.
Reaktori i ujit të rëndë në Arak i Iranit ishte në ndërtim e sipër që nga viti i kaluar, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së. Uji i rëndë mund të përdoret për të krijuar plutonium, një rrugë drejt një bombe të mundshme bërthamore.
© SYRI.net