Hakerët e lidhur me Iranin kanë pohuar publikisht se kanë hyrë në kutinë personale të drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke publikuar në internet fotografi të drejtorit dhe CV-në e tij të supozuar.
Në faqen e tyre të internetit, grupi i hakerëve Handala Hack Team, tha se Patel "tani do ta gjejë emrin e tij midis listës së viktimave të hakuara me sukses".
Reuters nuk ishte në gjendje të autentifikonte menjëherë emailet e publikuara nga Hanadala, por një mostër e materialit të ngarkuar nga hakerat dhe të shqyrtuar nga Reuters, duket se tregon një përzierje të korrespondencës personale dhe të punës që daton midis viteve 2010 dhe 2019.
Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë konfirmoi për Reuters se emailet e Patel ishin kompromentuar, por nuk hyri në detaje. FBI nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Hakerët nuk iu përgjigjën menjëherë mesazheve./ Reuters.
© SYRI.net