Në një kohë kur Lindja e Mesme po përjeton përshkallëzim të konflikteve, dhe qytetarët e atjeshëm po përballen me mungesë ushqimi dhe nevoja bazë, ndërsa miliona qytetarë të tjerë në të gjithë botën po përjetojnë presion nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe të shportës ushqimore, Donald Trump nga ana tjetër e “gjen kohën” edhe për të flirtuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur së fundmi lidhur me situatën e tensionuar në Iran. Në një lodhje telefonike LIVE në emision me prezantuesen e Fox News, Dana Perino, e njohur për rolin e saj si sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush, e pyeti Trump mbi gjendjen e popullit iranian: “A keni ndonjë ide se si po ia kalojnë? A kanë ujë të pijshëm? A kanë ushqim? Është tronditëse,” tha Perino.
Në vend që të përgjigjej drejtpërdrejt për krizën humanitare, Trump e çoi bisedën në një drejtim të papritur, duke përmendur një darkë të kaluar në Trump Tower dhe duke komplimentuar prezantuesen: “Nuk ke ndryshuar. Nuk më lejohet ta them këtë. Është fundi i karrierës sime politike, por ndoshta je edhe më e bukur…,” tha Trump.
Perino, e cila po përpiqej të menaxhonte situatën, e atribuoi komplimentin në mënyrë të shakasë tek departamenti i flokëve dhe grimit të Fox.
© SYRI.net