Lejojnë akses për fëmijët, platformat pornografike rrezikojnë gjoba të majme nga BE-ja

Lejojnë akses për fëmijët, platformat pornografike rrezikojnë gjoba të majme nga BE-ja

17:37, 26/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni Evropian ka deklaruar se disa nga platformat më të mëdha të videove për të rritur, përfshirë Pornhub, Stripchat, XNXX dhe XVideos, po shkelin legjislacionin evropian duke mos parandaluar në mënyrë efektive aksesin e të miturve në përmbajtje të papërshtatshme.

Njoftimi u bë pas një hetimi dhjetë-mujor të kryer nga Komisioni mbi përputhshmërinë e këtyre faqeve me Digital Services Act (DSA), i cili detyron platformat e mëdha online të luftojnë përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme.

Sipas gjetjeve të hetimit, këto kompani nuk kanë përdorur metoda të mjaftueshme dhe objektive për të vlerësuar rreziqet që paraqesin për fëmijët. Komisioni thekson se aktualisht platformat lejojnë aksesin thjesht përmes vetëdeklarimit të përdoruesve se janë mbi 18 vjeç, metodë që konsiderohet joefektive.

“Në moshë gjithnjë e më të vogël, fëmijët po arrijnë të kenë akses në përmbajtje për të rritur. Këto platforma duhet të zbatojnë masa të forta dhe efektive, duke respektuar privatësinë, për të mbajtur të miturit larg shërbimeve të tyre”, deklaroi Henna Virkkunen, nënkryetare e Komisionit Evropian përgjegjëse për sovranitetin teknologjik.

Komisioni gjithashtu kritikoi kompanitë pas këtyre platformave, Aylo Freesites, Technius, NKL Associates dhe WebGroup, duke i akuzuar se i japin më shumë rëndësi imazhit të tyre sesa mbrojtjes së të miturve.

Sipas Komisionit, qasja aktuale duhet të zëvendësohet me mekanizma të besueshëm verifikimi të moshës, të cilët garantojnë njëkohësisht edhe mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

Në rast të mosrespektimit të rregullave, kompanitë përballen me gjoba të rënda që mund të arrijnë deri në 6% të të ardhurave të tyre globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco