Kina edhe një herë i bëri thirrje të gjitha palëve që menjëherë të ndalojnë veprimet ushtarake, të shmangin përshkallëzimin e tensioneve dhe të parandalojnë që paqëndrueshmëria rajonale të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik global. Këtë e deklaroi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.
Ai shtoi se, duke u përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve mbi thirrjen e Kinës drejtuar Iranit për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe aseteve kineze, po ashtu Kina ka kërkuar që Irani të garantojë kalimin e sigurt të anijeve dhe naftës kineze përmes Ngushticës së Hormuzit.
“Kina mban komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira lidhur me situatën dhe mbetet e përkushtuar për të promovuar uljen e tensioneve,” theksoi Lin.
© SYRI.net