Negociatat me Iranin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Janë bisedime diplomatike delikate

Negociatat me Iranin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Janë bisedime diplomatike delikate

08:09, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Administrata amerikane ka reaguar ndaj raportimeve për bisedime të mundshme me Iranin, duke theksuar se çdo zhvillim diplomatik do të bëhet publik vetëm përmes kanaleve zyrtare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se diskutimet janë të ndjeshme dhe nuk mund të zhvillohen përmes mediave. “Këto janë bisedime diplomatike delikate dhe Shtetet e Bashkuara nuk negociojnë përmes shtypit,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se situata mbetet në zhvillim të vazhdueshëm dhe paralajmëroi kundër spekulimeve për takime të mundshme me përfaqësues iranianë apo ndërmjetës. Sipas saj, çdo informacion duhet konsideruar i pakonfirmuar derisa të njoftohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.

Deklaratat vijnë në një moment kur raportimet për kontakte të mundshme mes palëve mbeten kontradiktore, me Teheranin që ka mohuar zhvillimin e bisedimeve direkte me Uashingtonin.

Trump gjithashtu sugjeroi që SHBA-të do të “kontrollojnë së bashku” Ngushticën e Hormuzit dhe do të vendosin një udhëheqës të paidentifikuar, por “shumë të respektuar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco