Sulm iranian në Dimona: 47 të plagosur, në shënjestër zona pranë objektit bërthamor të Izraelit

21:23, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se po hetojnë se si një raketë iraniane arriti të depërtojë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të godasë qytetin jugor të Dimona, duke lënë të paktën 47 persona të plagosur.

Megjithatë, ajo që duket e qartë është arsyeja pse Irani kishte në shënjestër këtë zonë.

Rreth 13 kilometra larg Dimonës ndodhet një objekt që prej kohësh besohet gjerësisht se strehon arsenalin e padeklaruar bërthamor të Izraeli. Zyrtarisht, ky kompleks thuhet se përdoret vetëm për kërkime shkencore. Por për rreth gjashtë dekada, ka qenë një ‘sekret i hapur’ se aty është zhvilluar arma bërthamore e Izraelit, edhe pse çdo qeveri ka mbajtur një qëndrim të paqartë mbi këtë çështje.

Kjo ka bërë që Izraeli të jetë fuqia e vetme bërthamore në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, çdo sinjal se ky objekt mund të jetë në shënjestër merret me seriozitet maksimal nga autoritetet izraelite.

Nga ana tjetër, Irani ka konfirmuar se ky ishte objektivi i sulmit, duke deklaruar se goditja ndaj Dimonës erdhi si përgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj objektit të tij bërthamor në Natanz.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA kanë theksuar se eliminimi i çdo kapaciteti të mundshëm të Iranit për të zhvilluar armë bërthamore është qëllimi kryesor i këtij konflikti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco