'Nuk dua të bëj armëpushim'/ Trump: Izraeli do të jetë gati t’i japë fund luftës kur SHBA të jetë gati

'Nuk dua të bëj armëpushim'/ Trump: Izraeli do të jetë gati t’i japë fund luftës kur SHBA të jetë gati

21:22, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë goditur Iranin “jashtëzakonisht fort”, gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk e di nëse mund të goditen më fort,” u shpreh ai, duke theksuar intensitetin e veprimeve amerikane.

Trump përdori gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian, duke i cilësuar atë si “banditë, kafshë dhe njerëz të tmerrshëm”.

I pyetur nëse Izraeli do të jetë i gatshëm t’i japë fund luftës në Irani në të njëjtën kohë me SHBA-të, ai u përgjigj: “Mendoj se po”. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “shumë të mira” dhe se të dyja palët “duan fitoren”.

Sa i përket Ngushtica e Hormuzit, Trump deklaroi se SHBA-të nuk e përdorin atë, ndërsa theksoi se vendet e tjera varen prej saj.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu kundër një armëpushimi në këtë fazë të konfliktit: “Nuk dua të bëj një armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur në fakt po e shkatërron palën tjetër.”/ BCC - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco