Roma bëhet skenë e ideologjisë së Trump/ Peter Thiel flet për 'Antikrishtin modern'

Roma bëhet skenë e ideologjisë së Trump/ Peter Thiel flet për 'Antikrishtin modern'

11:27, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka mbërritur në Romë, Peter Thiel, një nga financuesit më të njohur të lëvizjes politike amerikane Make America Great Again, i cili zhvillon konferencën e tij të parë në Itali.

Deri të mërkurën, 17 mars, bashkëthemeluesi i PayPal dhe Palantir, kompania e njohur për analizën e të dhënave, e mbështetës i administratës Trump do t’i flasë një audience të përzgjedhur dhe misterioze për atë që ai e konsideron Antikrishtin e kohëve moderne.

Thiel ka shpjeguar këtë koncept në librin e tij “Momenti Strauss-ian”, ku pohon se epoka jonë ka nisur më 11 shtator 2001. Sipas tij, Antikrishti i sotëm përfaqësohet nga figura dhe institucione që pretendojnë se sjellin paqe dhe stabilitet, por që, sipas Thiel, kufizojnë lirinë e qytetarëve. Në këtë listë ai përfshin emra të njohur si Bill Gates dhe aktivisten e klimës Greta Thunberg.

Për Thiel, kjo është kryesisht një çështje politike: rregullimi i teknologjisë, qeverisja globale dhe politikat kundër ndryshimeve klimatike, që paraqiten si garanci për stabilitet dhe siguri, në të vërtetë krijojnë struktura të reja kontrolli mbi shoqërinë dhe kufizojnë lirinë individuale.

Pse Roma?

Një arsye mund të jetë prania në Vatikan e Papës së parë “amerikan”, Papa Prevost, i cilësuar nga Thiel si “ëoke”. Papa ka kritikuar politikën e administratës amerikane dhe ka paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale,. E pritet që së shpejti Ati i Shenjtë të publikojë një Letër enciklikë e re papalae. mbi këtë temë.

Mesazhi kryesor i Thiel është provokues: barriera që mund të frenojë ardhjen e Antikrishtit, nuk do të jenë institucionet fetare, por mund të shfaqet në formën e kompanive të teknologjisë, madje edhe ato që ai vetë ka ndërtuar.

Temat e debatit në këtë konferencë të Theil, përfshijnë shkencën dhe teknologjinë, por edhe teologjinë, historinë, letërsinë dhe politikën e konceptit të Antikrishtit. Ndër mendimtarët që frymëzojnë Thiel përmenden René Girard, Francis Bacon, Jonathan Sëift, Carl Schmitt dhe John Henry Neëman.

Jo pak zëaar thonë se Thiel në Romë mund të ketë edhe një dimension më pragmatik, mundësi biznesi në sektorin e industrisë së mbrojtjes./ Alba Kepi – Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco