Shefi i Pentagonit: Ushtria iraniane 'e paefektshme në luftime', Mojtaba Khamenei i plagosur dhe 'i shpërfytyruar'

Shefi i Pentagonit: Ushtria iraniane 'e paefektshme në luftime', Mojtaba Khamenei i plagosur dhe 'i shpërfytyruar'

13:27, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegsett, u tha gazetarëve në Pentagon se Shtetet e Bashkuara po u shkaktonin humbje të mëdha forcave të armatosura iraniane. Ai gjithashtu theksoi se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte "i plagosur" dhe "ndoshta i shpërfytyruar".

"Ne po e shkatërrojmë ushtrinë e regjimit radikal iranian në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë", tha Hegsett.

Ai shtoi se ushtria iraniane është bërë “e paefektshme në luftime”, që do të thotë se nuk është më e aftë të kryejë operacione efektive ushtarake.

Udhëheqësi Suprem i Iranit 'i plagosur dhe ndoshta i shpërfytyruar'

Hegseth tha gjithashtu se Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte “plagosur” dhe “ndoshta i shpërfytyruar”, megjithëse nuk ka prova të konfirmuara për këtë.

Duke iu referuar një mesazhi të shkruar nga Mojtaba Khamenei që u lexua dje në televizionin shtetëror iranian, Hegseth vuri në dyshim pse nuk u publikua asnjë regjistrim video ose audio i vetë Khameneit.

'Mendoj se e dini pse', shtoi ai.

Ministri i mbrojtjes tha gjithashtu se Khamenei ishte “i frikësuar” dhe “i lënduar”, duke pretenduar se ishte “në arrati” dhe i mungonte legjitimiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco