Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Irani paralajmëron BE-në: Do të paguani çmimin nëse heshtni për sulmet SHBA-Izrael

Irani paralajmëron BE-në: Do të paguani çmimin nëse heshtni për sulmet SHBA-Izrael

14:49, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka paralajmëruar se vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja nëse nuk reagojnë ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Në një intervistë për transmetuesin spanjoll TVE, Baghaei deklaroi se vendet evropiane do të “paguajnë çmimin, herët a vonë” nëse vazhdojnë të heshtin për zhvillimet dhe sulmet që, sipas tij, po kryhen ndaj Iranit.

Ai kritikoi qëndrimin e vendeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se mungesa e një reagimi të qartë publik përbën, sipas Teheranit, një formë mbështetjeje indirekte ndaj veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

Komentet e zëdhënësit iranian vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të ndërsjella dhe operacioneve ushtarake që kanë përfshirë disa vende të rajonit.

Deri më tani, vendet e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco