Disa vende evropiane po dërgojnë forca detare për të mbrojtur Qipron, anëtare të BE-së, pasi një bazë ushtarake britanike në ishull u godit nga një dron.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto, tha se Italia do të dërgonte "forca detare" për të mbrojtur Qipron, së bashku me Spanjën, Francën dhe Holandën.
Crosetto deklaroi se vendosja do të zbatohet në ditët në vijim.
Në orën e fundit, zyra e Presidentit Francez Emmanuel Macron njoftoi se ai kishte folur me udhëheqësit italianë dhe grekë dhe se ata kishin rënë dakord të dërgonin forca ushtarake në Qipro.
Më herët sot, sirenat u dëgjuan në ishullin mesdhetar për rreth dhjetë minuta.
© SYRI.net