Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Dy të plagosur nga sulmi iranian në aeroport, Azarbajxhani paralajmëron hakmarrje

Dy të plagosur nga sulmi iranian në aeroport, Azarbajxhani paralajmëron hakmarrje

11:15, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Frika e një konflikti më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme po rritet. Ditë e sotme, tre dronë iranianë goditën aeroportin Nakhichevanit në  Azerbajxhan.

Sipas Ministrisë së Jashtme të vendit, një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit që ndodhet në Republikën Autonome të Nakhichevanit, duke rezultuar në plagosjen e dy personave, dhe një tjetër ra mbi një ndërtesë shkolle në fshatin Shakarabad.

Në kohën e sulmit, mbi 50 avionë fluturonin mbi hapësirën ajrore të Azerbajxhanit, megjithëse siç tregon harta, avionët ishin larg aeroportit të Nakhichevanit që u godit.

Ministria e Jashtme në Azerbajxhan dënoi ashpër sulmet, duke i cilësuar si një “shkelje të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare” që rrisin tensionet në rajon.

Qeveria e Azerbajxhanit po kërkon shpjegime dhe hetime nga Irani, duke bërë thirrje për masa që të parandalojnë përsëritjen e sulmeve të ngjashme, ndërsa paralajmëron se ka të drejtë të marrë kundërmasa të përshtatshme.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin iranian për sqarime lidhur me ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco