Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, pas refuzimit të tij për të lejuar përdorimin e bazave britanike për valën e parë të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar përdorimin e bazës Diego Garcia në Oqeanin Indian dhe RAF Fairford në Gloucestershire për këto sulme, por Starmer i tha deputetëve se vendimi i tij ishte i bazuar në mësimet e historisë, duke shtuar: "të gjithë i kujtojmë gabimet e Irakut."
"Presidenti Trump ka shprehur mosmarrëveshjen e tij me vendimin tonë për të mos u përfshirë në sulmet fillestare, por është detyra ime të vlerësoj çfarë është në interesin kombëtar të Britanisë," tha Starmer.
Megjithatë, situata ndryshoi të dielën, kur përgjigjja e “shkaktuar dhe e papranueshme” e Iranit u bë "kërcënim për popullin, interesat dhe aleatët tanë", sipas kryeministrit.
Reagimi i Iranit ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite kërcënoi qytetarët britanikë në Lindjen e Mesme, çka solli vendimin për të lejuar përdorimin e bazave për të goditur infrastrukturën raketore të Teheranit.
© SYRI.net