"Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet."
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e bëri këtë deklaratë pas sulmit të Kievit ndaj rafinerisë së naftës në kryeqytetin rus, raportuan mediat ukrainase.
Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë dhe dëshiron ta vazhdojë atë, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë; ne do të kundërsulmojmë", shtoi ai.
Udhëheqësi deklaroi se sulmi me dron i Kievit ndaj rafinerisë së naftës ishte përgjigja e Ukrainës ndaj sulmit rus ndaj Manastirit të Shpellave në kryeqytet, një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe fetare të vendit, raporton ANSA.
Sakaq paralajmërime ka bërë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili tha se Moska do të ndërmarrë sulme masive në shkallë të gjerë në përgjigje të veprimeve të Kiveit.
Komentet e Lavrovit erdhën pasi Ukraina nisi sulmin më të madh me dronë ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës, me gati 200 mjete ajrore pa pilot që thuhet se u kapën gjatë afrimit të tyre drejt Moskës gjatë natës.
Autoritetet ruse thanë se Rafineria e Naftës në Moskë u godit në sulm dhe se 17 persona u plagosën
© SYRI.net