Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Rikthehen protestat masive në Iran, pas shtypjeve dhe mijëra viktimave në janar, studentët sfidojnë sërish regjimin

Rikthehen protestat masive në Iran, pas shtypjeve dhe mijëra viktimave në janar, studentët sfidojnë sërish regjimin

08:51, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët në disa universitete në Iran kanë organizuar protesta antiqeveritare. Tubimet e para të tilla në këto përmasa vijnë pas shtypjeve nga autoritetet.

BBC ka verifikuar pamjet e demonstruesve që marshonin në kampusin e Universitetit të Teknologjisë Sharif në kryeqytetin Teheran. Gjatë tubimi pati edhe përleshje midis tyre dhe mbështetësve të qeverisë.

Gjithashtu protesta u mbajtën edhe në një universitet tjetër të Teheranit dhe një tubim u raportua në verilindje. Studentët po nderonin mijëra të vrarë në protestat masive në janar.

SHBA-të kanë qenë duke ndërtuar praninë e tyre ushtarake pranë Iranit dhe Presidenti Donald Trump ka thënë se po shqyrton një sulm të kufizuar ushtarak .

SHBA-të dhe aleatët e tyre evropianë dyshojnë se Irani po lëviz drejt zhvillimit të një arme bërthamore, diçka që Irani e ka mohuar gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco