Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur janë shënuar në Afganistan pas sulmeve ajrore të kryera nga Pakistani, i cili ka konfirmuar se ka goditur shtatë kampe “terroriste” përgjatë kufirit, si përgjigje ndaj atentateve vetëvrasëse në territorin e tij.
“Mbrëmë (të shtunën), deklaroi zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid u bombarduan civilët tanë në provincat Nangarhar dhe Paktika, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, mes tyre gra dhe fëmijë”.
Islamabadi ka pranuar zyrtarisht kryerjen e sulmeve në shtatë objektiva në rajonin kufitar me Afganistanin, duke i cilësuar ato si reagim ndaj sulmeve të fundit vetëvrasëse të pretenduara nga grupe militante që, sipas autoriteteve pakistaneze, mbështeten nga Kabuli.
Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve e Pakistanit bëri të ditur në një komunikatë se, duke iu referuar tre sulmeve të ndodhura që nga fillimi i Ramazanit javën e kaluar, Pakistani “ka kryer sulme të përzgjedhura të bazuara në inteligjencë ndaj shtatë kampeve dhe strehimoreve terroriste”.
© SYRI.net