Trump: Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do të paguajë një çmim shumë herë më të lartë

Trump: Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do të paguajë një çmim shumë herë më të lartë

21:04, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do të paguajë një çmim shumë herë më të lartë. Përmes një postimi në rrjetete tij sociale, Trump tha se ai tashmë i ka dhënë një direktivë përkatëse Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit Dan Kane, si dhe të gjithë krerëve të ushtrisë amerikane.

"Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ai do të paguajë për atë veprim shumë herë më shumë. Udhëzimi përkatës tashmë i është dhënë Sekretarit të Mbrojtjes, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët dhe çdo udhëheqësi të Forcave të Armatosura", shkroi presidenti amerikan, duke përsëritur qëndrimin e ashpër të administratës së tij ndaj Teheranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco