Të paktën katër persona humbën jetën në përmbytjet në veri të Marokut.
Reshje të dendura shiu kanë rënë në atë vend prej ditësh, prandaj shumë njerëz janë evakuuar.
Tre fëmijë - një vajzë dhe dy djem, të moshës dy deri në 14 vjeç, dhe një burrë rreth të tridhjetave vdiqën kur makina e tyre u rrëmbye nga një valë uji në një fshat pranë qytetit të Tetouanit, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.Një person mungon.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se do të hapin një hetim për ngjarjen. Përmbytjet u shkaktuan nga një stuhi e quajtur Marta, e cila mbërriti në Marok gjatë fundjavës, dhe në disa qytete ra deri në 92 milimetra shi. Stuhia Marta goditi edhe Spanjën dhe Portugalinë fqinje.
Kohët e fundit, Afrika e Veriut dhe Gadishulli Iberik u goditën nga stuhia Leonardo.
© SYRI.net