SHBA kryen 5 sulme ajrore ndaj organizatës xhihadiste ISIS në Siri

SHBA kryen 5 sulme ajrore ndaj organizatës xhihadiste ISIS në Siri

21:13, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme (U.S. Central Command – CENTCOM) njoftoi sot se ka kryer pesë sulme ajrore gjatë ditëve të fundit kundër organizatës xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) në Siri.

Sipas njoftimit, sulmet ajrore janë zhvilluar në periudhën 27 janar- 2 shkurt. Në një prej goditjeve u shkatërrua një depo armësh, e cila u godit me 50 predha precize.

Shefi i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper, theksoi se këto operacione “dëshmojnë angazhimin dhe vendosmërinë tonë të vazhdueshme për të parandaluar riorganizimin e Shtetit Islamik në Siri”.

Që nga fundi i vitit të kaluar, forcat amerikane dhe ato aleate kanë intensifikuar operacionet kundër ISIS-it në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 13 dhjetorit në Palmyra, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco