Lajmi i fundit

PLUG/ Shteti vjedh, SPAK hesht!

Greqia përgatitet për kulmin e valës së të nxehtit, temperaturat pranë 43 gradë Celsius

Greqia përgatitet për kulmin e valës së të nxehtit, temperaturat pranë 43 gradë Celsius

19:46, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Greqia mbeti në gatishmëri të lartë gjatw ditws, teksa vendi po përballej me kulmin e një vale intensive të të nxehtit, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në disa zona, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik ERT, Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi se kombinimi i temperaturave ekstreme, erërave të forta dhe kushteve të thata ka rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje.

Autoritetet kanë vendosur masa emergjente, përfshirë kufizime për punën në ambiente të jashtme në rajonet më të prekura, ndërsa shërbimet shëndetësore dhe ato emergjente janë vendosur në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur rasteve të lidhura me vapën.

Mbrojtja Civile ka klasifikuar disa pjesë të vendit në nivelin më të lartë të alarmit për zjarret, ndërsa zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre.

Parashikuesit e motit thanë se temperaturat pritet të fillojnë të ulen nga e enjtja, pasi masa ajri më të freskëta do të depërtojnë në vend, megjithëse erërat e forta mund të mbajnë ende të larta rreziqet për zjarre.

Reshje shiu dhe stuhi janë parashikuar gjithashtu në disa zona të Greqisë veriore gjatë ditës, ndërsa ndryshime më të gjera të motit pritet të vazhdojnë deri të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco