Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

18:18, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga epidemia gastrointestinale në Gostivar, ku bilanci ka kaluar mbi 2.900 raste. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar elemente të reja që forcojnë dyshimet se shpërthimi lidhet me ndotjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas autoriteteve, analizat laboratorike kanë treguar se niveli i baktereve në ujin e pijshëm ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar, ndërsa gjatë kontrolleve në fshatin Vërtok u zbuluan pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat injektonin ujë nga lumi Vardar drejtpërdrejt në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Epidemiologët vlerësojnë se ky zbulim përforcon ndjeshëm hipotezën se epidemia është shkaktuar nga kontaminimi mikrobiologjik i ujit.

Lidhur me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar tre zyrtarë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ndërkohë, ndalimi i përdorimit të ujit të pijshëm në Gostivar mbetet në fuqi. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin ujin e rrjetit as për pije dhe as për gatim deri në publikimin e rezultateve përfundimtare laboratorike që do të konfirmojnë sigurinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco