Shpërdorim detyre e korrupsion: Nën hetim Autoriteti Italian për Privatësinë pas investigimeve të emisionit  'Report', bastisen zyrat

Shpërdorim detyre e korrupsion: Nën hetim Autoriteti Italian për Privatësinë pas investigimeve të emisionit 'Report', bastisen zyrat

11:08, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Pas investigimeve gazetareske të emisionit “Report”, Prokuroria e Republikës së Romës ka hapur një hetim penal ndaj Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Garante della Privacy). Me urdhër të Prokurorisë, një njësi inspektuese e Guardia di Finanza u paraqit këtë mëngjes në selinë e Autoritetit për të sekuestruar dokumentacion, të dhënat telefonike, telefona celularë dhe kompjuterë.

Sipas burimeve gjyqësore, të gjithë anëtarët e Kolegjit janë nën hetim, përfshirë edhe presidentin Pasquale Stanzione. Hetimi koordinohet nga prokurori i deleguar Giuseppe De Falco. Veprat penale të dyshuara janë përdorim i paligjshëm i fondeve publike dhe korrupsion.

Çështja lidhet drejtpërdrejt me zbulimet e bëra nga “Report” dhe “Il Fatto Quotidiano”, të cilat kishin ngritur dyshime serioze mbi: shpenzimet e përfaqësimit të Kolegjit, rimbursime të dyshimta, shpenzime personale të presidentit të ngarkuara në buxhetin e Autoritetit.

Ndër hipotezat që po hetohen është edhe dyshimi për spiunim të punonjësve të brendshëm, me qëllim identifikimin e burimeve që kishin bashkëpunuar me gazetarët. Po ashtu, po hetohen konflikte të mundshme interesi, parregullsi në menaxhimin e brendshëm, akses i paligjshëm në sistemet informatike dhe zbulim i sekreteve zyrtare.

Në fokus të hetimit është edhe mancata shqiptimi i një gjobe prej rreth 40 milionë euro ndaj kompanisë Meta për modelin e parë të syzeve inteligjente Ray-Ban Stories, një vendim që është vënë në dyshim nga organet hetuese.

Hetimi u intensifikua edhe për faktin se pikërisht sot skadonte afati për dorëzimin e dokumentacionit mbi shpenzimet, i kërkuar nga Gjykata e Llogarive (Corte dei Conti), për të cilin Autoriteti kishte kërkuar shtyrje.

Çështja është në zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco