Një burrë u plagos sot në një sulm nga një ari pranë një stacioni treni në prefekturën Gunma, në veriperëndim të kryeqytetit japonez Tokio, tha policia lokale.
Ariu sulmoi një roje sigurie 69-vjeçar ndërsa ai po dilte nga tualeti në stacionin Numata, duke i shkaktuar lëndime të lehta në këmbën e djathtë, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Burri ra përmbys dhe arriti ta largonte ariun me këmbët e tij, i cili më pas iku me vrap, tha policia.
Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur stacioni ishte i mbyllur.
Në Japoni, është regjistruar shfaqja e shpeshtë e arinjve që vijnë në zona të populluara në kërkim të ushqimit, deklaroi agjencia japoneze.
Nga prilli deri në tetor të këtij viti, arinjtë vranë 13 persona dhe u regjistruan gjithsej 197 sulme, ndërsa numri rekord u regjistrua në vitin 2023, kur pati plot 219, sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit.
© SYRI.net