Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po synon të përdorë arin — dhe vlerën e tij në rritje — për të mbledhur më shumë para për arkën publike.
Disa ligjvënës nga koalicioni qeverisës trepartiak kanë propozuar që thesari italian të mbledhë deri në 2 miliardë euro nga një skemë për të joshur qytetarët që zotërojnë monedha ari, bizhuteri dhe lingota të padokumentuara që të deklarojnë zotërimet e tyre, t'i vlerësojnë ato dhe të paguajnë një taksë prej 12.5% mbi vlerën e tyre.
Shumë familje italiane mbajnë rezerva të vogla ari që nuk kanë asnjë provë origjine, pasi shpesh trashëgohet nga prindërit dhe gjyshërit, të cilët tradicionalisht e shihnin metalin e çmuar si më të sigurt se lira, monedha e Italisë para euros. Tradicionalisht, italianët u kanë dhënë gjithashtu fëmijëve dhe nipërve e mbesave dhurata të vogla ari.
Megjithatë, sipas rregullave aktuale, ata dekurajohen nga shitja e këtij ari përmes kanaleve ligjore, pasi duhet të paguajnë një taksë prej 26% mbi vlerën totale të shitjes, nëse u mungojnë dokumente për të vërtetuar çmimin origjinal të blerjes./ FT.
© SYRI.net