'Sa gra ke, me ju s'i dihet?' - Shakaja e Trump teksa parfumos presidentin sirian në Shtëpinë e Bardhë

'Sa gra ke, me ju s'i dihet?' - Shakaja e Trump teksa parfumos presidentin sirian në Shtëpinë e Bardhë

21:52, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trump i dhuroi parfum presidentit sirian al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë shaka teksa e pyet se sa gra ka udhëheqësi i vendit të Lindjes së Mesme.

Një video është bërë virale ku shihet Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i dhuruar një shishe parfumi Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë dhe duke e pyetur me shaka se sa gra ka.

Trump u takua të hënën me homologun e tij sirian, duke shënuar vizitën e parë të një udhëheqësi sirian në Uashington që nga pavarësia e vendit në vitin 1946.

Ndërsa spërkati një sasi të vogël parfumi në drejtim të al-Sharaa-s, të hënën, Trump tha: "Është aroma më e mirë. Dhe tjetra është për gruan tënde." "Sa gra ke?" Al-Sharaa, i habitur për një moment, u përgjigj "një", duke shkaktuar të qeshura të shumta nga Trump dhe zyrtarë të tjerë në Shtëpinë e Bardhë. Trump më pas u përgjigj me shaka, "Nuk i dihet kurrë me ju!"

 

 

43-vjeçari ishte një ish-komandant i al-Kaedës, i cili rrëzoi nga pushteti sundimtarin e hershëm sirian Bashar al-Assad, dhjetorin e kaluar. Ai ishte ish-kreu i Frontit al-Nusra të Sirisë, i cili dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e tij për orkestrimin e sulmeve të shumta në të gjithë Sirinë.

Takimi erdhi ndërsa Departamenti i Thesarit i SHBA-së, njoftoi një pezullim gjashtëmujor të sanksioneve ndaj Damaskut, duke sinjalizuar një ndryshim dramatik në marrëdhëniet midis dy kombeve.

Pas bisedimeve, Trump vlerësoi udhëheqësin e ri sirian. “Ai vjen nga një vend shumë i vështirë dhe është një djalë i ashpër. Më pëlqen”, u tha Trump gazetarëve. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Sirinë të suksesshme… Tani kemi paqe në Lindjen e Mesme – hera e parë që dikush mund të kujtojë se ka ndodhur ndonjëherë.”

Duke iu referuar të kaluarës militante të al-Sharaa-s, Trump tha: “Të gjithë kemi pasur të kaluara të vështira”, ndërsa al-Sharaa më vonë i tha Fox Neës se lidhjet e tij të mëparshme me al-Kaedën, ishin “një çështje e së kaluarës” dhe nuk u diskutuan gjatë takimit.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, al-Sharaa u takua gjithashtu me kongresmenin Brian Mast, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili e përshkroi diskutimin e tyre si "të gjatë dhe serioz" rreth rindërtimit të Sirisë pa ekstremizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco