Shumica e amerikanëve duan që demokratët t’i japin fund mbylljes katastrofike të qeverisë, sipas një sondazhi të ri të Harvardit CAPS/ Harris.
Në sondazh, amerikanët u pyetën se nëse duhet që Demokratët t’i japin fund mbylljes së qeverisë, duke pranuar një rezolutë të vazhdueshme në nivelet aktuale të shpenzimeve derisa të miratohen projektligjet aktuale të shpenzimeve, apo duhet që Demokratët të presin derisa të marrin fonde shtesë për Obamacare?
65% e të anketuarve thonë se demokratët, duhet ta pranojnë rezolutën e pastër dhe jopartiake të vazhdueshme të republikanëve.
Ndërsa 35% e amerikanëve të tjerë, bien dakord të presin derisa të marrin fonde shtesë për Obamacare.

Kjo vjen në një kohë kur anëtarët e shërbimit dhe punonjësit federalë pritet të humbasin pagën e tyre të radhës.
Gjithashtu kur ndihma kritike ushqimore për gratë dhe fëmijët me të ardhura të ulëta është në rrezik të madh, shtetet po përballen me një katastrofë ekonomike dhe pushimet nga puna mund të jenë të afërta – të gjitha për shkak të shtytjes së dobët të demokratëve për t'u dhënë të huajve të paligjshëm kujdes shëndetësor falas.
© SYRI.net