Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

22:20, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aeroporti Gardermoen në Oslo pezulloi përkohësisht mbërritjet pasi u raportua prania e disa dronëve në afërsi, njoftoi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, sipas RTS.

Policia bëri të ditur se një pilot i kompanisë “Norwegian Air” sinjalizoi se kishte parë midis tre dhe pesë dronë gjatë afrimit në pistë. Për pasojë, disa fluturime hyrëse u devijuan ose u vonuan përkohësisht.

Megjithatë, autoritetet norvegjeze theksuan se raportimet për dronët nuk janë konfirmuar ende dhe fluturimet kanë vijuar normalisht pas incidentit.

Ky nuk është rasti i parë i tillë: vetëm dhjetë ditë më parë, i njëjti aeroport u mbyll për disa orë për shkak të një droni, duke detyruar devijimin e të gjitha fluturimeve në aeroportet përreth.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në disa aeroporte të tjera evropiane kohët e fundit, përfshirë Kopenhagenin dhe Mynihun, duke rritur shqetësimet mbi sigurinë e udhëtimeve ajrore përballë përdorimit të paautorizuar të dronëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco