Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

Thesari Amerikan prezanton pamjet e para të monedhës 1-dollarëshe me portretin e Donald Trump

Thesari Amerikan prezanton pamjet e para të monedhës 1-dollarëshe me portretin e Donald Trump

20:39, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Thesarit të SHBA njoftoi të premten se ka publikuar imazhet e para ‘draft’ të një monedhe përkujtimore 1-dollarëshe, ku shfaqet portreti i presidentit Donald Trump. Monedha po përgatitet nga ‘U.S. Mint’ në kuadër të 250-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Në anën e përparme të monedhës shfaqet profili i njohur i Trump, ndërsa në anën e pasme paraqitet një skenë ku ai qëndron me grushtin e ngritur përpara flamurit amerikan.

Thesarmbajtësi amerikan, Brandon Beach, publikoi imazhet në rrjetin X duke i cilësuar ato si ‘draftet e para’, ndërsa shtoi se më shumë detaje do të bëhen publike pasi të përfundojë bllokimi aktual i qeverisë.

Një zëdhënës i Thesarit theksoi se ‘ky draft pasqyron më së miri shpirtin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe të demokracisë, edhe përballë sfidave të mëdha. Presim të ndajmë më shumë informacion së shpejti.’

Rreth skajit të anës së pasme të monedhës, përveç mbishkrimeve tradicionale ‘United States of America’ dhe ‘E Pluribus Unum’, do të jetë edhe slogani ‘Fight, fight, fight’ (‘Lufto, lufto, lufto’).

Image

Dizajni i kësaj ane ngjan shumë me momentin në Butler, Pennsylvania, më 13 korrik 2024, kur Trump ngriti grushtin në ajër pas atentatit të dështuar ndaj tij gjatë një mitingu elektoral.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Trump e ka kthyer festën ‘America 250th’ në një ngjarje të personalizuar. Në qershor, ai drejtoi një paradë ushtarake në rrugët e Uashingtonit, ngjarje që u zhvillua pikërisht në ditëlindjen e tij të 79-të.

Sipas ‘Circulating Collectible Coin Redesign Act of 2020’, Thesari ka të drejtë të ‘nxjerrë gjatë periudhës njëvjeçare që nis më 1 janar 2026, monedha 1-dollarëshe me dizajne përkujtimore për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco