Netanyahu: Njohja e shtetit palestinez është dorëzimi i turpshëm ndaj terrorizmit

Netanyahu: Njohja e shtetit palestinez është dorëzimi i turpshëm ndaj terrorizmit

09:16, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrëmë dënoi njohjen e shtetit palestinez nga disa udhëheqës perëndimorë, duke e quajtur atë një “leksion të turpshëm mbi terrorizmin”.

 “Njohja e shtetit palestinez nga disa udhëheqës nuk do ta detyrojë Izraelin në asnjë mënyrë. Shteti palestinez nuk do të krijohet”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit në platformën “X”.

Netanyahu do të takohet me shumë udhëheqës botërorë në Nju Jork, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Siç raporton Times of Israel, qindra demonstrues u mblodhën në sallën e mbërritjeve të Aeroportit Ben Gurion për të protestuar kundër Netanyahut përpara fluturimit të tij për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ata kërkuan një marrëveshje për kthimin e pengjeve në shtëpi, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe banderola të verdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco