Trump do të takojë udhëheqës myslimanë për situatën në Gaza

Trump do të takojë udhëheqës myslimanë për situatën në Gaza

08:53, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë të martën një takim me udhëheqës dhe zyrtarë nga disa shtete me shumicë myslimane për të diskutuar situatën në Gazë, ku Izraeli po vazhdon ofensivën e tij. Takimi shumëpalësh do të përfshijë përfaqësues nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistan.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se diskutimet do të përqendrohen në propozimet për paqe dhe për qeverisjen e Gazës pas luftës. Sipas burimeve, Trump do të paraqesë një plan për tërheqjen e Izraelit dhe për mundësinë që vendet arabe të dërgojnë forca ushtarake në Gazë për të siguruar stabilitet dhe rindërtim.

Gjithashtu, Trump do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas një mbledhjeje të liderëve botërorë që mbështetën krijimin e një shteti palestinez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco