Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur sot në Nju Jork, duke shënuar 80-vjetorin e krijimit të saj. Ky eveniment, një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike të vitit, do të mblidhen krerët e shteteve dhe qeverive nga rreth 150 shtete të ndryshme. Tema e sivjetme e Asamblesë është “Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut”.
Ceremonia e hapjes është udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe është kryesuar nga ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Gjatë fjalës së saj, Baerbock ka theksuar se bota po kalon një periudhë të vështirë, përballë kriza globale si lufta në Ukrainë, dhuna në Sudan dhe Gazë, si dhe dhunimi i të drejtave të njeriut në shumë pjesë të botës. Ajo ka paralajmëruar se OKB-ja nuk duhet të festojë këtë vit, por të ngrejë zërin për të sjellë shpresë dhe veprim.
Në këtë ngjarje të shënuar, Guterres ka vlerësuar disa nga arritjet më të rëndësishme të OKB-së gjatë këtyre 80 viteve, përfshirë eliminimin e lisës dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit. Ai gjithashtu ka theksuar rolin kyç të organizatës në parandalimin e një Lufte të Tretë Botërore, por ka pranuar se OKB-ja përballet me sfida të mëdha për shkak të rritjes së ideologjive nacionaliste dhe mungesës së financimeve.
Kjo asamble do të zhvillohet deri më 29 shtator dhe do të përfshijë shumë diskutime mbi çështje globale, si ndryshimet klimaterike, sigurinë ndërkombëtare dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
© SYRI.net